Notice
TCL Industries Holdings Co., Ltd. (the “Company”) has recently been made aware of certain scams fraudulently using the name of the Company and its subsidiaries or associated companies, and fraudsters faking identities as the staff of the Company or the authorized distributors to carry out the following fraudulent activities: Learn More
Të drejta shtesë sipas ligjeve për konsumatorin.
Si konsumator, ju mund të keni të drejta ligjore (statutore) të cilat janë përveç atyre të përcaktuara në këtë garanci të kufizuar që ofrohet me dëshirë nga prodhuesi, si për shembull ligjet për konsumatorin të vendit ku jetoni (“Të drejtat e konsumatorit”). Kjo garanci e kufizuar tregon situata të caktuara se në të cilat prodhuesi do të sigurojë ose nuk do të sigurojë një zgjidhje për pajisjen TCL. Kjo garanci e kufizuar nuk kufizon ose nuk përjashton asnjë prej të drejtave TUAJA si konsumator të cilat lidhen me pajisjen TCL.
Mbulimi i garancisë së prodhuesit
Kjo garanci e kufizuar e prodhuesit përcakton përgjegjësitë e garancisë së prodhuesit lidhur me harduerin e markës TCL dhe aksesorët e prodhuar nga prodhuesi ose për interes të prodhuesit.
Prodhuesi i garanton blerësit fillestar si përdorues final të një pajisjeje të re TCL (“juve”) se pajisja TCL nuk do të ketë defekte në materiale dhe prodhim gjatë përdorimit normal duke filluar në një periudhë nga data e blerjes për herë të parë nga ju dhe duke vazhduar me periudhën e përcaktuar kohore për çdo lloj pajisjeje TCL që zbatohet (“Periudha e garancisë”).
Ju nuk mundeni t’ia transferoni dikujt tjetër këtë garanci të kufizuar.
Periudha e garancisë është treguar më poshtë:
Pajisja TCL dhe bateria e brendshme (1) |
24 muaj (2) |
Aksesorët TCL(3): Kabllo USB, Karikues, Kufje, Bateri që hiqet(1) |
12 muaj (2) |
Në rast të ndonjë defekti të pajisjes që ju pengon ta përdorni normalisht, duhet të informoni menjëherë shitësin dhe ta paraqitni telefonin me provën e blerjes.
Nëse defekti konfirmohet nga prodhuesi ose nga servisi i autorizuar prej tij, pajisja ose ndonjë pjesë e saj ose do të riparohet ose do të ndërrohet, sipas nevojës. Riparimi ose zëvendësimi mund të kryhet duke përdorur komponentë të rinovuar nëpërmjet aparatesh që ofrojnë funksionalitet të njëjtë.
Kjo garanci mbulon kostot e riparimit ose ndërrimit (puna dhe pjesët e këmbimit) por përjashton çdo kosto tjetër.
Kjo garanci nuk do të aplikohet për defekte të pajisjes suaj dhe\ose aksesorëve për shkak të (pa ndonjë limitim),
- Moszbatimit të udhëzimeve të përdorimit ose instalimit, standardeve teknike dhe të sigurisë që zbatohen në zonën gjeografike ku përdoret telefoni juaj;
- Lidhjes me çfarëdo pajisjeje nuk sigurohet ose nuk rekomandohet nga prodhuesi;
- Riparimit të bërë nga persona që nuk janë të autorizuar nga prodhuesi ose nga filialet e tij;
- Modifikimeve, rregullimeve ose ndryshimeve të softuerit ose harduerit të kryer nga individë që nuk janë të autorizuar nga prodhuesi;
- Motit me shi, rrufeve, zjarrit, lagështisë, depërtimit të lëngjeve ose ushqimeve, produkteve kimike, ndërhyrjes ose shkarkimit të skedarëve/softuerëve keqdashës (malware), përplasjeve, tensionit të lartë, gërryerjes, oksidimit.
Në asnjë rast prodhuesi apo ndonjë nga filialet e saj nuk do të jetë përgjegjës për dëmet indirekte, të rastësishme ose rrjedhimore të çfarëdo natyre, duke përfshirë, por jo vetëm, humbjet ose dëmtimet tregtare apo financiare, humbjet e të dhënave apo humbjen e imazhit deri në masën e plotë që ato dëmtime mund të hidhen poshtë me ligj.
Disa vende/shtete nuk lejojnë përjashtimin ose kufizimin e dëmeve indirekte, të rastësishme ose rrjedhimore, ose kufizimet në kohëzgjatjen e garancive të nënkuptuara, kështu që kufizimet ose përjashtimet mund të mos zbatohen për ty.
Nëse pajisja juaj TCL kthehet gjatë periudhës së garancisë, por pajisja juaj TCL nuk mbulohet sipas kësaj garancie të kufizuar, mund të aplikohen rregulla dhe tarifa për çdo riparim ose përpunim të kryer.
Nëse nuk jetoni në vendin ku ju është shitur fillimisht pajisja TCL, atëherë
(a) Riparimi ose shërbimi i garancisë mund të mos jetë i mundur;
(b) Mund t’ju kërkohet të pranoni rregullat dhe/ose të paguani kosto të caktuara (duke përfshirë, por jo vetëm, kostot e transportit dhe lëvizjes);
(c) Riparimi ose shërbimi i garancisë, nëse është i mundshëm, mund të zgjatë më shumë se normalisht.
Arkivoni të dhënat tuaja
Duhet t’i arkivoni rregullisht të dhënat, skedarët, aplikacionet dhe parametrat tuaja si masë mbrojtëse kundër problemeve të mundshme operacionale para se ta ktheni pajisjen TCL. Arkivimi i të dhënave është përgjegjësia juaj dhe nuk është përgjegjësia e prodhuesit, shitësit tek i cili keni blerë pajisjen TCL, apo e servisit të autorizuar nga prodhuesi tek i cili mund të keni bërë servis, (riparime ose ndërrim të pajisjes TCL).
Nëse ju duhet ta dërgoni/lini pajisjen TCL për servis, ju rekomandojmë ta shkëputni pajisjen nga çdo pajisje tjetër e jashtme (kartë memorieje, kartë SIM) dhe t’i hiqni të dhënat personale dhe konfidenciale para se ta dërgoni/lini pajisjen TCL.
Gjatë servisit (riparimit ose ndërrimit), përmbajtjet në pajisjen tuaj TCL mund të fshihen, riformatohen ose konfigurohen siç ishin në gjendjen kur është blerë (subjekt i përditësimeve dhe përmirësimeve të softuerit) dhe pajisjet e jashtme që janë hequr mund të mos ju kthehen juve.
Kjo garanci e kufizuar nuk mbulon arkivimin, rikuperimin ose riinstalimin e të dhënave, skedarëve dhe aplikacioneve tuaja në pajisjen TCL.
(1) Jetëgjatësia e një baterie të rikarikueshme telefoni në lidhje me kohën e bisedës, kohën e gatishmërisë dhe jetëgjatësinë totale të shërbimit, do të varet nga kushtet e përdorimit dhe konfigurimi i rrjetit.
(2) Periudha e garancisë mund të ndryshojë në varësi të shtetit të blerjes dhe/ose kanalit të blerjes.
(3) Nëse përfshihet.
Copyright © 2024 TCL. All Rights Reserved.
This site uses cookies to analyse site traffic, improve your experience and personalize ads or other contents. By clicking Accept or continuing to browse the site, you are agree to our use of cookies. See our Cookies Policy here.Learn more